Bashkëlojtari i Mbappe: Kylian është i lumtur që është në Paris

Futboll

Bashkëlojtari i Mbappe: Kylian është i lumtur që është në Paris

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 18:52
Bashkëlojtari i Mbappe: Kylian është i lumtur që është në Paris

Kylian Mbappe është i lumtur te Paris Saint-Germain, ka thënë bashkëlojtari Hugo Ekitike. 

Kjo deklaratë vjen në një moment kur ka lajme se ylli francez dëshiron të largohet nga klubi.

“Unë flas shpesh me Kylian Mbappe, e di që ai është i lumtur që është në klub”, ka thënë Ekitike, duke shprehur dëshirën për një partneritet me Mbappe.

“Mendoj se të luajmë bashkë me Mbappe nuk do të ishte keq”, ka thënë ai. 

Sipas asaj që është raportuar, Mbappe po kërkon largim nga klubi, pasi sipas tij, drejtuesit thyen disa premtime që ata bënë kur ai nënshkroi kontratën e tij të re trevjeçare në maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat