Gjiganti spanjoll e kërkon Firminon

Futboll

Gjiganti spanjoll e kërkon Firminon

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 19:15
Gjiganti spanjoll e kërkon Firminon

Atletico Madrid raportohet se po planifikon një lëvizje për Roberto Firminon.

Sipas “Todofichajes”, sulmuesi brazilian është bërë një objektiv i klubit spanjoll për afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Diego Simeone thuhet se është admirues i Firminos dhe do të kërkojë transferimin e tij në “Wanda Metropolitano” vitin e ardhshëm.

31-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor 2023.

Pra, siç qëndrojnë gjërat tani, ai do të mbetet lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni dhe që nga janari mund të negociojë me klubet tjera.

Atletico Madridi thuhet se e ka informuar agjentin e ish-sulmuesit të Hoffenheimit se duan të nënshkruajnë me të.

Në anën tjetër, ende nuk dihet nëse Liveprooli do t’i ofrojë Firminos kontratë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat