Mesfushori turk paralajmëron Ballkanin për ndeshjen e sotme

Futboll

Mesfushori turk paralajmëron Ballkanin për ndeshjen e sotme

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 00:07
Erdogan Yesilyurt

Mesfushori i Sivasspor, Erdogan Yesilyurt, ka folur në konferencën për shtyp, duke thënë se skuadra është e përgatitur për këtë ballafaqim.

Ai ka thënë se synimi i vetëm është fitorja për skuadrën që ai luan.

“Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje. Kemi humbur në ndeshjen e fundit, por unë mund t’iu them se jemi shumë ambiciozë. Nuk fituam ndeshjen dhe pikët, por për duelin e nesërm, synim është fitorja.

Nuk kemi synim tjetër”.

“Shpresoj se do të tregojmë ndeshje të mirë të enjten dhe të marrim tri pikë nga ai ballafaqim”, ka deklaruar Yeshilyurt.

Në Grupin G, Ballkani është i pari me katër pikë. Në fakt, nga katër pikë i kanë edhe tri skuadrat e tjera në grup, por therandasit kanë goldallim më të mirë.

Ndeshja luhet sot në orën 21.00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat