Ballkani kërkon triumfin e radhës ndaj Sivassporit

Futboll

Ballkani kërkon triumfin e radhës ndaj Sivassporit

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 19:51
Ballkani

Ballkani zhvillon sonte ndeshjen e rëndësishme ndaj Sivassporit në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Është kjo përballja e katërt në Grupin G të Ligës së Konferencës për Ballkanin.

Javën e kaluar kampionët e Kosovës mposhtën skuadrën turke, Sivasspor me rezultat 4-3 si mysafir.

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme:

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Jashanica, As. Thaqi, Potoku, Dellova, Emërllahu, Zyba, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.

Sivasspor: Vural, Paluli, Osmanpasa,Goutas, Ciftci, Charisis, Yalcin, Sabia, Gradel, Yesilyurt, Yatabare.

Kujtojmë se të gjitha biletat për këtë përballje interesante janë shitur 24 orë më parë.

Kjo ndeshje zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat