Nata e klubeve angleze në garat e kupave evropiane

Futboll

Nata e klubeve angleze në garat e kupave evropiane

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 00:20
Nata e klubeve angleze në garat e kupave evropiane

Arsenal, Manchester City dhe West Ham nuk kanë zhgënjyer në ndeshjet e sontme në Europa League dhe në Conference League. 

Arsenal ka fituar me rezultat minimal si mysafir ndaj norvegjezëve të  Bodo/Glimt. 

Ka qenë Saka ai i cili me golin e tij i ka dhënë fitoren skuadrës angleze. 

Po ashtu në Europa League Manchester United ka fituar ndaj Omonia Nicosia me rezultat minimal ku golin e ka realiuar Mctominay. 

Ndërsa West Ham që garon në Conference League ka fituar kundër Anderlehtit belg me rezultat 2-1, ku për anglezët kanë realizuar Benrahma dhe Bowen, ndërsa për belgët Esposito. 

Nga ndeshjet e tjera, Real Betis dhe Roma kanë barazuar, Real Sociedad ka fituar nga Sheriff Tiraspol, Fiorentina gjithashtu ka fituar nga Hearts. 

Garat e kupave evropiane kthehen gjatë javës së ardhshme me xhiron e parafundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat