Gjimshiti rikthehet në stërvitje!

Futboll

Gjimshiti rikthehet në stërvitje!

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 00:51
Gjimshiti rikthehet në stërvitje!

Atalanta do të presë Sasuolon në kuadër të javës së 9-të të Serisë A.

Klubi shpreson që mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti të jetë gati për sfidën.

“Corriere di Bergamo” raporton se Gjimshiti është stërvitur me ekipin në Zingonia. 

Ai u dëmtua rëndë në ndeshjen kundër Milanit më 21 gusht duke pësuar frakturë në fibul.

Pas dy muajsh rikuperim, kontributi i tij në ndeshjen kundër Sasulos do të ishte shumë i rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat