Legjenda e Anglisë del kundër Katarit

Futboll

Legjenda e Anglisë del kundër Katarit

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 12:38
Legjenda e Anglisë del kundër Katarit

Kupa e Botës është shumë afër dhe komentet e saj nuk kanë të ndalur. Një gjë të tillë e ka bërë dhe legjenda e Anglisë, Geri Lineker, i cili duket se ka dalë kundër rregullave të Katarit.

Në një intervistë për “Daily Mirror”, ish-sulmuesi anglez u shpreh:

“Njoh dy lojtarë që janë pjesë e komunitetit LGBTQ+ dhe do të ishte me të vërtetë fantastike nëse në Katar ata do të dilnin hapur dhe ta pranonin. Për shumë futbollistë është vërtet e vështirë që të jetojnë në gënjeshtra dhe nëse ata do t’ia pranon botës këtë atëherë do të kishin një mbështetje të madhe nga tifozët”.

Ky mesazh vjen kundër Katarit, me këtë të fundit që i dënon me heqje lire personat që bëjnë pjesë në këtë komunitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat