Ten Hag nuk shqetësohet

Futboll

Ten Hag nuk shqetësohet

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 12:43
Ten Hag nuk shqetësohet

Man Utd humbi një sërë shanses kundër Omonias në Ligën e Evropës përpara se Scott McTominay të shënonte në kohën shtesë.

Manchester Unitedi regjistroi 34 goditje kundër Omonias në Ligën e Evropës të enjten në Old Trafford, por nuk arriti të gjente portën deri në minutën e 93-të, kur zëvendësuesi Scott McTominay më në fund theu bllokimin për t‘ua siguruar të tria pikët mikpritësve.

“Ka gjithmonë vështirësi kundër një ekipi që është kaq kompakt. Ne kemi nevojë për një shpejtësi të lartë loje, për të mbajtur ritmin në top”, tha ai për “BT Sport”.

“Kur krijon kaq shumë raste kundër një kundërshtari kompakt, nuk është gjë e keqe. Unë e di se si është futbolli. Ne kemi shënuar tashmë kaq shumë gola. Në çdo ndeshje kemi shënuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Nuk jam i shqetësuar. në lidhje me këtë. Shpresoj se i kemi ruajtur golat për javën e ardhshme. Më duhet t'i bëj një kompliment ekipit. Ata vazhduan të vinin në pozicionet e duhura”.

Scott McTominay është zëvendësuesi i parë i Manchester Unitedit që shënon një gol fitues pas minutës së 90-të në një ndeshje evropiane që nga Ole Gunnar Solskjaer në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1999..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat