Gasperini pritet të ketë të gatshëm edhe Berat Gjimshitin

Futboll

Gasperini pritet të ketë të gatshëm edhe Berat Gjimshitin

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 16:35
Gasperini pritet të ketë të gatshëm edhe Berat Gjimshitin

Atalanta luan takimin e radhës në Serie A përballë Sassuolos në shtëpi. Ekipi bergmask është kthyer në një realitet të bukur prej vitesh në futbollin italian, teksa pas javës së nëntë renditet në vend të dytë me 21 pikë, dy më pak se Napoli kryesues.

Trajneri Gian Piero Gasperini pritet të ketë të gatshëm edhe Berat Gjimshitin për duelin e së shtunës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka lënë pas krahëve problemet në fibula (pësoi frakturë të kockës së vogël të kërcirit), dëmtim që e mban jashtë prej 21 gushtit.

29-vjeçari ka humbur 14 ndeshje të Atalantës, mes tyre edhe përballjet e Shqipërisë në Nations League.

Mediet italiane shkruajnë se rikuperimi i Gjimshitit ka shkuar mirë, gjendja e tij është ok dhe Gasperini pritet ta grumbullojë për duelin ndaj Sassuolos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat