Ish lojtari i njohur italian i del në mbrojtje Asllanit

Futboll

Ish lojtari i njohur italian i del në mbrojtje Asllanit

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 19:09
Cassano

Antonio Cassano ka kaluar muajt e fundit duke kritikuar publikisht Interin dhe paraqitjet e zikaltërve. Por duket se ish-sulmuesi italian më në fund ka pëlqyer një paraqitje të skuadrës së SImone Inzagit dhe e ka lavdëruar publikisht.

Duke folur në rrjetet sociale, Kasano ka analizuar ndeshjen e skuadrës italiane ndaj Barcelonës duke vlerësuar maksimalisht lojën që ka bërë.

“Napolin e prisja, prisja më pak ndeshjen e madhe të Interit pasi nuk mendoja se do të shkonte atje dhe të bënte një ndeshje me kurajë dhe ide. Të luash në “Camp Nou” flakë për flakë është shumë e vështirë.

E meritonin të fitonin. Kur Interi sulmonte, i bëri me dhimbje koke, ka bërë një ndeshje të madhe”, tha fillimisht ai, duke u ndalur më pas edhe te episodi i shumëpërfolur i shtesës kur Asllani u gjend përballë Ter Shtegen.

“Në fund nëse Asllani e dërgonte topin në rrjetë bënin 4-3, por është normale që aty të gjuajë dhe nuk është problem. Tani të gjithë po shfryjnë kundër djaloshit, jo, nuk duhet. U gjend aty dhe gjuajti. Amen. Interi me të vërtetë ka bërë një super ndeshje dhe nuk e mendoja.

Mendoja se do të mbroheshin gjithë ndeshjen, por përkundrazi kishte kurajë. Më pëlqeu, me të vërtetë një ndeshje e madhe e Interit”, theksoi Cassano në fjalët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat