Paçarada me St. Paulin fitojnë derbin e zjarrtë të qytetit në Gjermani 

Futboll

Paçarada me St. Paulin fitojnë derbin e zjarrtë të qytetit në Gjermani 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 tetor 2022 Në ora: 20:29
Paçarada me top, gjatë ndeshjes së sotme

St. Pauli i kthehet fitoreve pas shtatë jave, pas tre barazimeve dhe katër humbjeve në Bundesliga II.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u kthye nga lëndimi dhe rezultoj me sukses, në fitoren e St. Paulit, me rezultat 3:0 ndaj liderit Hamburger SV, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Millerntor” në Hamburg. 

Paçarada me St. Paulin fitojnë derbin e zjarrtë të qytetit dhe me rezultat të thellë.

Futbollisti ynë u paraqit titullar duke treguar angazhim të madh dhe u zëvendësua në minutën e 86-të. 
Golat i realizuan Eric Smith (60’), Marcel Hartel (74’) dhe David Otto (89’).

Nga minuta e 28-të, Hamburger SV mbetet pa kapitenin Schonlau, i cili u përjashtua me karton të kuq.

Futbollisti Martel Hartel është lojtar i ndeshjes nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, me notën 9.1, ndërsa Paçarada u vlerësua me 6.9. 

Hamburger SV kryeson me 25 pikë e St. Pauli renditet i dhjeti me 14 pikë pas 12 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat