Laporta: Do të takohem me Messin në Paris…

Futboll

Laporta: Do të takohem me Messin në Paris…

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 23:49
Laporta dhe Messi

Joan Laporta, presidenti i Barçës, në intervistën e gjerë dhënë për “Barça TV” në prag të “El Clasicos” kundër Realit të Madridit, u pyet edhe për rikthimin e mundshëm të Leo Messit të Barcelona.

Laporta pranoi se “me siguri do të bëjmë diçka pasi homazh për lojtarin më të mirë në historinë e Barçës”, por ai iu shmang komentit mbi mundësitë që ekzistojnë që “ylli” argjentinas të veshë sërish fanellën “Blaugrana”.

“Ne e kemi gjithmonë në kujtimet tona. Këtë të diel do të jetë 18- vjetori i debutimit të tij te Barçën, kemi planifikuar të bëjmë diçka privatisht.

Dihet karriera e tij e suksesshme. Me siguri do ta takoj të hënën, në Paris, për Topin e Artë.

Ai është lojtar i PSG-së dhe ne nuk do t’i bënim asnjë nder nëse do të flisnim për rikthimin e tij, duhet ta respektojmë.

Ka shumë katalanë që vazhdojnë ta mbajnë fanellën e Leos”, – tha Laporta, i cili nuk mund ta fshihte buzëqeshjen kur ai po fliste për mundësinë që ai të mund të luante sërish në “Camp Nou”.

Kujtojmë se Leo Messi e përfundon kontratën e tij me Paris Saint-Germain verën e ardhshme, pra më 30 qershor 2023, dhe nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij. Te Barça janë të vetëdijshëm për lojtarët që do të jenë të lirë në fund të sezonit dhe argjentinasi është pa dyshim një nga më të dëshiruarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat