Daja i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij

Futboll

Daja i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 15:49
Daja

Drenica dhe Ballkani kanë ndarë pikët në duelin e xhiros së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Dueli në stadiumin “Bajram Aliu” ka përfunduar me rezultat 1-1.

Ishte ky barazimi i parë për kampionët aktual të Kosovës.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij.

Ai gjithashtu foli edhe për incidentin në fund të ndeshjes.

“Falënderojë presidenten e klubit të Drenicës për mirënjohjen që na dedikoi presidentit, mua dhe drejtorit të klubit. Ambienti ishte i mirë, por në një moment një nga stafi kundërshtar bëri një veprim që nuk na takon ne trajnerëve. E preku lojtarin, që nuk na lejohet. Ishte rast i izoluar”, ka theksuar Daja pas ndeshjes.

“Muskujt i kemi të rënduar pasi intensiteti i ndeshjeve në Evropë është më i lartë. E dinim se një moment do të vinte rënia. Sot e bëm freskimin e ekipit. Me freskinë që patëm mbajtëm kundërshtarin në fushën e vet. Nuk ia heq meritën Drenicës për atë që bëri, por lojtarëve të mi nuk kam çka t’iu kërkoj më tepër.

Prodhojmë lojë, raste dhe pjesa e vetme që mund të përmirësojmë është realizimi. Një ambient të bukur të prishet për një incident të izoluar nuk ia vlen”, ka theksuar tutje trajneri tiranas.

Pas këtij barazimi, Ballkani mbetet në vendin e dytë në tabelë me 22 pikë, ndërsa Drenica ka 12 sosh në pozitën e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat