Liverpooli shtang Manchester Cityn

Futboll

Liverpooli shtang Manchester Cityn

Nga: K. G. Më: 16 tetor 2022 Në ora: 19:21
Ilustrim nga Daily Mail

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe në derbin e madh anglez, duke e mundur me rezultat 1:0 Manchester Cityn. 

Kampioni anglez bie në stadiumin “Anfield” në një atmosferë të zjarrtë.

Në minutën e 76-të, portieri Alisson degazhon dhe topi shkon deri të Salah i vetmuar i cili nga rreth 16-17 metra tund portën e Manchester Cityt.

Trajneri i LIverpool, Jurgen Klopp, ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 86-të.      

"Qytetarët" renditen në vend të dytë me 23 pikë, kanë katër me pak se lideri Arsenali dhe Liverpooli është në  pozitën e tetë me 13 pikë pas 10 jave në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat