Humbja në “El Clasico” tërbon Laportën

Futboll

Humbja në “El Clasico” tërbon Laportën

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 21:35
Humbja në “El Clasico” tërbon Laportën

Humbja në “El Clasico” e Barcelonës nuk ka kaluar pa polemika pasi katalanasit, edhe pse u dominuan nga madrilenët, mendojnë se gjyqtari u ka dhënë përsëri një ndihmë rivalëve të tyre historikë. Dhe kjo ka shtyrë presidentin e katalanasve, Joan Laporta, që të kërkojë drejtësi në dhomat e zhveshjeve të gjyqtarëve.

Menjëherë pas ndeshjes ai ka shkuar të protestojë te kryesori Hose Maria Sançez Martinez, duke hyrë në dhomat e zhveshjeve të drejtuesit të ndeshjes. Një ngjarje që është përfshirë edhe në procesverbalin e duelit.

“Pasi mbaroi ndeshja dhe ekipi i arbitrave gjendej brenda dhomës së zhveshjes, hyri presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, duke kërkuar vazhdimisht shpjegime për disa situata në ndeshje”, shkruante në protokoll gjyqtari pas sfidës. Ai shtonte më pas se pas kërkesës së gjytarëve, ishte nxjerrë jashtë saj pa krijuar incidente të tjera.

Një situatë e cila do të sjellë padyshim një sanksion për drejtuesin e katalanasve, pasi ngjarja tashmë është publikuar kudo dhe normalisht do të sjellë një ndëshkim model, pasi sjellje të tilla në kampionate të këtij niveli janë të patolerueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat