Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 15:08
Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.10.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së njëmbëdhjetë të Albi Mall Superligës, xhiros së nëntë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera , edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

Vendime:
Kryetrajnerit të KF ”Vjosa”, Erdin Hashani UEFA B 01166. Pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë në fushën e lojës, ka vrapuar në drejtim të gjyqtarit kryesor, duke e ofenduar dhe sharë në baza familjare. Edhe pas ndëshkimit me karton të kuq, i njëjti ka vazhduar me ofendime të rënda ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raporteve të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Kika – Vjosa. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 4 (katër) ndeshje sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF “Prizreni“, Ylli Murtezani, nr fanelle 11 dhe nr ID 007984M02. Në ndeshjen e javës së nëntë të Ligës së Dytë, Prizreni-Dardanët në min 89 ndëshkohet me karton të kuq (fyerje ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 42. 2, paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF “Dardanët“, Ali Delia, nr fanelle 20 dhe nr ID 002024M98. Në ndeshjen e javës së nëntë të Ligës së Dytë , Prizreni-Dardanët në min 75, ndëshkohet me karton të kuq (lojë me dorë). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.
Lojtari i KF “Fortuna 2020”, Mehmet Morina nr fanelle 10 dhe nr ID 002563M00. Në ndeshjen e javës së nëntë të Ligës së Dytë, Fortuna 2020 – KEK-u në min 64 ndëshkohet me karton të kuq (sjellje jo sportive). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Gëzim Daka trajner i KF “ Gjakova“ U17 në Superligën e Kadetëve në ndeshjen Gjakova U17-Drita U17 zhvilluar në Gjakovë me 08.09.2022. Gjatë përpilimit të procesverbalit tentoi të mos i shkruajë disa kartona të verdhë, por që nuk e lejoi gjyqtari Liridon Selimaj. Kjo bëri që Gëzim Daka t’i drejtohet me fjalë kërcënuese dhe ofenduese gjyqtarit të ndeshjes: Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 150 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Xhevat Dacaj delegat i FFK-së, në ndeshjen Gjakova U17-Drita U17 zhvilluar në Gjakovë me 08.09.2022. Gjatë përpilimit të protokolit të ndeshjes dhe evidentimit të kartonave të verdhë, fyen gjyqtarin kryesor Liridon Selimaj. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 100 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Drejtori sportiv i KF Rilindja 1974, Tahir Shala nr personal 1009672147. Motivi: Në minutën 27 të ndeshjes kishte fyer dhe shar gjyqtarin kryesor dhe asistentin e parë të ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të gjyqtarëve të ndeshjes Rilindja 1974-Phoenix. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës të organizuara nga FFK.

Hapje e procedurës:
FC ”Drenica”. Në minutën 90+, pas një zënke të ndihmëstrajnerit të FC ”Drenica”, Bekim Xani dhe futbollistit të FC ”Ballkani” me nr fanelle 80 Albin Berisha, shikuesit kanë hedhur shishe PVC dhe kanaqe në fushën e lojës (disa nga të cilat të mbushura) në drejtim të bankinës mysafire dhe lojtarëve të Ballkanit në fushë. Po ashtu në minutën 90, skuadra vendas ka tërhequr të gjithë topat e dedikuar për lojë. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “ Drenica”. Afati datë: 21.10.2022 ora 13:00.

Ndihmëstrajneri i FC ”Drenica”, Bekim Xani nr ID.001758M72. Në minutat shtesë të ndeshjes (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) lojtarin kundërshtar. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga ndihmës trajneri FC “Drenica”, Bekim Xani. Afati datë: 21.10.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës deri në kompletimin e lëndës.

Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID.028309M66. Në minutën e 90+, e kap për krahu gjyqtarin e katërt dhe e shtërngon me forcë , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri FC “Ballkani”, Ilir Daja. Afati datë: 21.10.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës deri në kompletimin e lëndës.

Lojtari i FC ”Ballkani”, Albin Berisha me nr fanelle 80 dhe nr ID.014588M88. MOTIVI: Në minutat shtesë të lojës (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) ndihmës trajnerin e FC ’Drenica”, duke i dalur në ndihmë bashklojtarit të tij të sulmuar paraprakisht. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari FC “Ballkani”, Albin Berisha. Afati datë: 21.10.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.

Drejtori sportiv të FC ”Drita”, Valon Zymberi, ID.013299M84. Pas përfundimit të ndeshjes është futur në fushën e lojës në drejtim të referëve të ndeshjes, të cilët po shkonin drejt zhveshtoreve, i kishte fyer dhe ofenduar ata duke ju thënë: ”Lidhje me referim nuk keni, të gjithë jeni lloma, bërllog e skllotë e keni ba, s’po ju vjen marre, juve ju kanë dërgu me direktiva”. Në këtë ndeshje i njejti nuk ka qenë i evidentuar në protokolin zyrtar, ndërkaq është recidivist i ofendimeve të tilla.

Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjni-Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC “Drita”, Valon Zymberi. Afati datë: 21.10.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës deri në kompletimin e lëndës, Komisioni Disiplinor; shkalla e parë, Kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat