Cassano zbulon çelësin e “rilindjes” së Interit

Futboll

Cassano zbulon çelësin e “rilindjes” së Interit

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 15:10
Cassano zbulon çelësin e “rilindjes” së Interit

Gjithmonë i hapur dhe i papërmbajtur. Antonio Cassano, i ftuar i “Bobo TV” në Twitch TV, ka pasur rastin të flasë për Interin dhe ndeshjet e fundit, në të cilat duket se ka gjetur qetësinë dhe mbi të gjitha rezultatet pozitive.

Për fitoren ndaj Salernitanës, “FantAntonio” komentoi: “Ky është Interi. Kam gabuar kur thashë se Inzaghi duhej të largohej. Nëse zikaltrit e përfundojnë kampionatin në vendin e katërt, minimumi do të jetë bërë.

Për mua, kjo skuadër duhet të luajë për vendet e para. Mund ta humbasin titullin si vitin e kaluar, por duhet të luftojnë deri në ndeshjen e fundit dhe të mos dalin jashtë gare qysh në mars”.

Duke folur pastaj për individët, ish-sulmuesi barez shtoi. “Dimarco është i jashtëzakonshëm, po më bën përshtypje. Nuk ka humbur asnjë minutë këtë sezon. Përmend edhe për Calhanoglu. Brozovic mbetet fari ndriçues, por turku përpara mbrojtjes është ai që di të bëjë gjithçka.

Dhe pastaj kthehem te portieri. Duhej bërë një zgjedhje dhe në këtë moment Onana jep më shumë qetësi se Handanovic, është reagues, është i uritur. Samir po sillet si profesionist, por edhe Onana ka bërë ndryshimin në aspektin mbrojtës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat