Drita - Prishtina, Nuhiu: Nesër një klasike e vërtetë

Futboll

Drita - Prishtina, Nuhiu: Nesër një klasike e vërtetë

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 16:29
Nuhiu

Në konferencën për medie para ndeshjes, Drita - Prishtina (nesër në orën 13.00. në stadiumin ndihmës në Gjilan), kryetrajneri i Dritës, foli për përgatitjet dhe pritshmëritë si dhe u përgjigjën në pyetjet e tjera të gazetarëve prezentë.

Nuhu theksoi se FC Drita ka përgatitur ndeshjen e nesërme, duke e cilësuar atë si një klasike të vërtetë.

“Kishim vetëm tri ditë dhe jemi munduar që shumë shpejtë të rikuperojmë forcat dhe të përgatisim ndeshjen e nesërme.

Kundërshtarin e njohim sepse kemi zhvilluar një ndeshje tashmë me ta dhe nesër kam besim të plotë se do të jetë një klasike e vërtetë.

Futboll shumë kualitativ, gjithmonë duke iu referuar kualitetit të futbollistëve si tek njëra apo tjetra skuadër. Skuadra ime është komplet e fokusuar në ndeshjen e nesërme, duhet të jemi të diciplinuar dhe ta gjemë formën për ta mposhtim skuadrën e Prishtinës.

E dijmë që nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse përballemi me një skuadër që realisht ka shumë cilësi. Jemi shprehur mirë në fushën tonë dhe kam besim që edhe nesër do të bëjmë një ndeshje të madhe me shumë stil", ka thënë Nuhiu.

Trajneri ynë njoftoi se nesër do të mungojnë Besnik Krasniqi dhe Hamdi Namani për shkak të kartonëve, gjersa u pyet me theks të veçantë për mungesën e Krasniqit.

“Në ndeshjen e parë Besniku mori kartonin e verdhë para ndeshjes me Drenicën, por pastaj Federata vendosi që të zhvillohej ndeshja e mbetur me Prishtinën. Kjo ia pamundësoi pjesëmarrjen në atë ndeshje. Në ndeshjen e kaluar ishte reagim dhe si futbollist e kuptoj që momentin kur je i kapur nga kundërshtari të vie inercioni për ta larguar.

Por, ju siguroj se në momentin që largohesh nga një skuadër dhe shkon te tjetra mezi e pret momentin të përballesh me ish-skuadrën që ke kaluar vite atje dhe thjesht për të treguar veten se ke cilësi. E gjitha ishte rastësi dhe nuk ka vend për dyshime” ka përfunduar Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat