Jota nuk do të jetë në Botëror

Futboll

Jota nuk do të jetë në Botëror

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:15
Jota nuk do të jetë në Botëror

Diogo Jota nuk do të jetë në Botërorin e Katarit dhe këtë e ka konfirmuar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp. 

"Vërtetë nuk është lajm i mirë. Po, ai do të humbasë Kupën e Botës. Është një dëmtim mjaft i rëndë. Tani duhet rikuperim" ka thënë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp. 

“Është një lajm shumë i keq për futbollistin, për ne dhe për Portugalinë”.

Gjermani nuk ka folur për kohën e kthimit të portugezit.

Jota u lëndua të dielën në ndeshjen e Premier League ku Liverpool fitoi ndaj Manchester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat