Reagon Diogo Jota

Futboll

Reagon Diogo Jota

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:54
Reagon Diogo Jota

Diogo Jota ka humbur zyrtarisht Botërorin teksa për shkak të një tërheqje muskulore të pësuar në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, ylli i Liverpool nuk mund të grumbullohet me Portugalinë për t’u nisur drejt Katarit.

Pas këtij lajmi vërtet të rëndë për Jotën, vetë futbollisti ka reaguar së fundmi ndërsa thekson se i mbetet të mbështesë kombëtaren si një tifoz i thjeshtë.

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme në Anfield, por për fat të keq mbrëmja ime përfundoi në mënyrën më të keqe. Në minutat e fundit një nga ëndrrat e mia më të mëdha u shkatërrua.

Tani më mbetet të jem në rolin e një tifozi dhe ta mbështesë Liverpoolin, por edhe kombëtaren nga jashtë. Do të luftoj për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Jota në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat