Juventus hyn në garë për Kante

Futboll

Juventus hyn në garë për Kante

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 20:29
Juventus hyn në garë për Kante

N’Golo Kante mund të largohet nga Chelsea teksa i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kjo situatë po monitorohet nga Juventusi.

Kante, tani 31 vjeç është në “Stamford Bridge” që nga viti 2016 dhe është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të Bluve, por këtë sezon ka luajtur vetëm dy ndeshje.

Ai ka humbur çdo ndeshje që nga 14 gushti për shkak të lëndimit.

Calciomercato shkruan se Juventus dhe klube të tjera evropiane janë të interesuara për francezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat