Fitojnë Ulpiana dhe Fushë Kosova! Flamurtari më i mirë se Vushtrria

Futboll

Fitojnë Ulpiana dhe Fushë Kosova! Flamurtari më i mirë se Vushtrria

Nga: K.G.. Më: 19 tetor 2022 Në ora: 18:23
Fitojnë Ulpiana dhe Fushë Kosova! Flamurtari më i mirë se Vushtrria

Ulpiana e Lipjanit ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Vjosës së Shtimes, sikurse edhe Fushë Kosova kundër Arbërisë së Dobrajës së Madhe, në kuadër të javës së 10-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, në grupin B. 

Flamurtari i Prishtinës ka arritur tre pikë të mëdha, duke e mundur me 1:0 Vushtrrinë.   

Rezultate

Ulpiana - Vjosa 1:0
Kika - Vllaznia 0:0
2 Korriku - Ramiz Sadiku 1:1
Flamurtari - Vushtrria 1:0
Fushë Kosova - Arbëria 1:0  

Ulpiana kryeson me 22 pikë, pasojnë Fushë Kosova 21, Vushtrria 18, Flamurtari 15, Kika 15, Vjosa 14, Ramiz Sadiku 10, Vllaznia 8, Arbëria 7 dhe 2 Korriku 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat