Vdes tifozi i dytë në këtë sezon para ndeshjes

Futboll

Vdes tifozi i dytë në këtë sezon para ndeshjes

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 23:40
Vdes tifozi i dytë në këtë sezon para ndeshjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në stadiumin “Anoeta” në Spanjë ku Real Sociedad priste Majorkën. Një tifoz është ndarë nga jeta para fillimit të takimit, pasi pësoi një infarkt.

Para fillimit të sfidës, tifozët sinjalizuan se një 75-vjeçar kishte probleme dhe mjekët në stadium vrapuan që ta ndihmonin duke u ngjitur në atë pjesë të tribunës.

Për shumë minuta atij iu bë reanimacion në vend, si dhe u përpoqën që ta mbanin në jetë për ta transportuar në spital.

Ndërkohë fillimi i ndeshjes u shty me 15 minuta për shkak të kësaj situatë, derisa tifozi u vendos në ambulancë për ta nisur drejt spitalit.

Por për fat të keq, ndihma që iu dha në stadium dhe në ambulancë ishte e kotë, pasi pas përfundimit të ndeshjes, klubi i Real Socidead konfirmoi se tifozi ishte shpallur i vdekur me të mbërritur në spital. Klubi dhe lojtarët i kushtuan fitoren 1-0 ndaj Majorkës pikërisht këtij tifozi të vjetër të Real Sociedad.

Kjo është hera e dytë në këtë sezon që një tifoz ndahet nga jeta në “Anoeta”. Para ndeshjes ndaj Espanjol në muajin shtator, një tifoz 71-vjeçar pësoi gjithashtu infarkt në këtë impiant dhe u nda nga jeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat