Inter - Lukaku, marrëveshje me Chelsea për rinovimin e huazimit

Futboll

Inter - Lukaku, marrëveshje me Chelsea për rinovimin e huazimit

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 11:08
Inter - Lukaku, marrëveshje me Chelsea për rinovimin e huazimit

Romelu Lukaku është pothuajse gati për t`u rikthyer pas dëmtimit që e ka mbajtur atë larg fushës që nga 28 gushti.

Por klubi zikaltër shikon përtej të tashmes përsa i përket sulmuesit belg, i cili u rikthye në Milano nga Chelsea me formulën e huazimit deri në qershor mbi bazën e 8 milionë eurove plus 3 bonuse.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Interi ka tashmë një marrëveshje me blutë për rinovimin e huazimit edhe për një vit tjetër. Të dyja palët do të takohen përsëri deri në fund të sezonit për të vendosur të ardhmen e Big Rom, por ndërkohë janë hedhur themelet për ta parë belgun ende te zikaltëriti në 2023/24.

Jo vetëm kaq: kur Interi dhe Chelsea të marrin një vendim për fatin e Lukakut sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye të rinovojnë huazimin, klubi zikaltër mund të fusë të drejtën e blerjes në marrëveshjen e re në verën e vitit 2024 për ta mbajtur lojtarin përgjithmonë, duke vënë në dukje edhe faktin se blutë nuk e kanë ndërmend ta marrin mbrapsht, as sot e as nesër pas përvojës zhgënjyese në sezonin 2021-2022, kur në 26 ndeshje të Premier League shënoi vetëm 8 gola (dhe dy në gjashtë ndeshje në Champions League).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat