Si u zhduk fanella e Astrit Fazliut para ndeshjes?

Futboll

Si u zhduk fanella e Astrit Fazliut para ndeshjes?

Nga: K. Goca Më: 20 tetor 2022 Në ora: 11:22
Si u zhduk fanella e Astrit Fazliut para ndeshjes?

Situata është alarmante brenda klubit të futbollit Ferizaj. 

Tymi i doli dje me ndeshjen me Malishevën, duke pësuar humbje me rezultat 6:0. 

Është humbja më e rëndë e Ferizajt si vendas në histori të ekzistimit. 

Cila është e vërteta brenda klubit? Brenda klubi ka rryma, ka njerëz që punojnë kundër njëri – tjetrit, këtë e thonë brenda klubit.

“Të shtunën që e lamë pas na ndodhi një marifet i zi para ndeshjes me Prishtinën. Zhduket fanella e Astrit Fazliut, sulmuesit më të mirë.

Kush e ka zhdukur ne nuk e dijmë, por e dijmë se u zhduk fanella! 

U desh të improvizojmë një fanellë me shpejtësi dhe Fazliu të paraqitet në fushë. Ka njerëz brenda që punojnë kundër klubit.

Kjo humbje nga Malisheva është sabotazh”, - thotë një burim brenda klubit për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat