​“Goal” për Vllazninë: Të miturat shqiptare që synojnë të shkaktojnë tronditje të madhe në Ligën e Kampionëve për femra

Futboll

​“Goal” për Vllazninë: Të miturat shqiptare që synojnë të shkaktojnë tronditje të madhe në Ligën e Kampionëve për femra

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 14:03
Vllaznia

Pasi janë vendosur në grup me skuadra të mëdha si Chelsea, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain-it, klubi i femrave të Vllaznisë mezi presin që të debutojnë në garën më presirgjoze evropiane për klube, Ligën e Kampionëve

Në stadiumin “Loro Boriçi”, vashat e skuadrës shqiptare do të kthehen për herë të parë pas 33 vitesh për ta përfaqësuar futbollin shqiptar në një garë kaq të rëndësishme të UEFA-së.

Mediumi i njohur anglez, “Goal.com” i ka kushtuar një atikull të veçantë faktit që Vllaznia do të luajë në Ligën e Kampionëve, duke e cilësuar këtë si një arritje historike, por që kjo skuadër synon edhe më shumë se kaq.

Lexie Knox, mbrojtësja amerikane 23-vjeçare e Vllaznisë, ka folur për emocionet që kanë si skuadër para kësaj aventure.

“Kishte tronditje, emocione të ndryshme,” tha ajo për “Goal”. “Në fund, ne ishim sikur: Uau, këta janë emra të mëdhenj, por ne jemi gati. Duhet të punojmë shumë sepse jemi këtu.", shtoi ajo.

Knox është një nga gjashtë amerikanët në ekip që po jetojnë një ëndërr të pabesueshme mijëra milje larg shtëpisë, duke ndihmuar këtë klub të bëjë histori. Ajo mund të mos e kishte menduar se do të realizohej në Shqipëri, por këtë e ka dashur gjithmonë.

“Kur isha më e re, të gjithë thoshin, 'dua të jem mësues' ose 'dua të jem oficer policie'. Isha sikur “Po, dua të bëhem futbolliste”, shpjegon ajo. “Duke u rritur dhe duke parë ekipin kombëtar të femrave të SHBA-së, ato ishin padyshim një frymëzim”.

Arritja në fazën e grupeve nuk ka qenë detyrë e lehtë. Ata mund të jenë nëntë herë kampionë të Shqipërisë, por Vllaznia kishte kaluar me sukses raundet kualifikuese vetëm një herë në 11 përpjekje para këtij sezoni, përpara se të eliminohej në fazën 1/32.

Aventura e Vllaznisë nis sot me përballjen kundër Real Madridit në “Loro Boriçi” nga ora 18:45.

Ky ekip nuk ka asgjë për të humbur dhe gjithçka për të fituar, ndërsa tre nga klubet më të mëdha në botë përgatiten të vijnë në qytetin e tyre. Ata tashmë kanë bërë histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat