Idrizi ka disa fjalë edhe për penalltinë e Ballkanit

Futboll

Idrizi ka disa fjalë edhe për penalltinë e Ballkanit

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 15:35
Idrizi ka disa fjalë edhe për penalltinë e Ballkanit

Trepça ’89 u mposht me rezultat 2-0 në udhëtimin e vështirë në Suharekë ndaj Ballkanit. 

Ishte kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi përgëzoi ekipin e tij për paraqitjen në pjesën e parë.

“Mendoj se në pjesën e parë, reaguam mirë dhe u munduam t’i mbulojmë të gjitha hapësirat ku sulmon Ballkani.

Këtë e bëmë mirë dhe mendoj se duhet përgëzuar ekipit, ndërsa në të dytën u ndëshkuam herët nga një gabim. Jam i kënaqur me angazhimin, lojtarët treguan karakter dhe nuk u dorëzuan për asnjë moment”, ka thënë ai.

Tutje, Idrizi thotë se nuk është hera e parë që po akordohen penallti të tilla ndaj ’89-shit.

“Po ashtu, nuk është se dua të ankohem për referimin, por u akordua një penallti pas tre minutave. Kjo është e tepërt dhe nuk është hera e parë që po këto gjëra po i ndodhin Trepçës ’89 nga referat, pasi një penallti e tillë u akordua edhe në ndeshjen ndaj Gjilanit”, tha Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat