Derbi me Chelsean, United përjashton Ronaldon

Futboll

Derbi me Chelsean, United përjashton Ronaldon

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 19:30
Superylli portugez, Cristiano Ronaldo

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo është përjashtuar nga skuadra e Manchester United për derbin e së shtunës në Premier Ligë kundër Chelseat.

Ronaldo thuhet se ka refuzuar që të hyjë në lojë si zëvendësues në fitoren e mbrëmshme 2:0 të United kundër Tottenhamit.

Ai u pa të largohej nga stadiumi para fishkëllimës së fundit nga gjyqtari, kurse disa raportime sugjerojnë se 37 vjeçari u largua nga “Old Trafford” pa hyrë në zhveshtore.

Trajneri, Erik Ten Hag besohet të jetë i nevrikosur me sjelljet e Ronaldos, dhe tani klubi e ka konfirmuar që ai nuk do të paraqitet me ekipin e parë në vikend kundër Chelseat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat