Barcelona i kthehet fitoreve në kampionatin spanjoll 

Futboll

Barcelona i kthehet fitoreve në kampionatin spanjoll 

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2022 Në ora: 22:47
Barcelona

Barcelona i kthehet fitoreve në kampionatin spanjoll. 

Katalunasit shënuan fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Villarealit.

Gjithçka u vendosë në pjesën e parë, kur vendasit shënuan tre gola në portën e nëndetëses së verdhë.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka realizuar dy gola, në minutën e 31-të e 35-të, ndërsa Fati thelloi fitoren në 3:0 në minutën e 38-të.

Real Madridi kryeson me 28 pikë pas 10 jave, duke lënë pas Barcelonën me 25, ndërsa Villareali është në pozitën e nëntë me 15 pikë.

Barcelona ka hedh pas shpine humbjen me 3:1 nga Reali në “Santiago Bernabeu”.

Lewandowski kryeson listën e shënuesve në Spanjë, me gjithsejt 11 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat