Bare e nis titullar, por Espanyol bie përballë Osasunës

Futboll

Bare e nis titullar, por Espanyol bie përballë Osasunës

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 22:56
Bare

Osasuna merr 3 pikë të vlefshme në përballjen me Espanyol në “Estadio El Sadar” dhe vijon ngjitjen në renditje.

Ndeshja u dominua e gjitha nga vendasit, të cilët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 55’, me Budimir që me këtë gol i dhuroi fitoren ekipit të tij.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare e nisi përballjen e raundit të 10 të La Liga si titullar, megjithatë nuk mundi ta ndihmonte skuadrën e tij, ndaj dhe trajneri Martinez e zëvendësoi në minutën e 59’.

Pas kësaj jave të La Liga, Osasuna ngjitet në vend të shtatë në kuotën e 16 pikëve, teksa Espanyol qëndron në vend të 16-të me 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat