Derbi luhet në ‘Fadil Vokrri’

Futboll

Derbi luhet në ‘Fadil Vokrri’

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 11:36
Derbi luhet në ‘Fadil Vokrri’

Superliga e Kosovës në futboll, do të rikthehet këtë vikend me ndeshjet e xhiros së 13-të.

Kryederbi i kësaj fundjave luhet të shtunën pasdite në ‘Fadil Vokrri’, ku do të përballen Prishtina dhe Llapi, sfidë kjo që parashikohet të sjell një ndeshje interesante pasi që pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Të njëjtën ditë, Drita pas disfatës kundër Prishtinës, në duel me Ferizajn kërkon këndelljen.

E diela pasdite vjen me tri ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të, ku sfida kryesore do të luhet në Klinë atje ku Dukagjini pret Ballkanin.

Në dy ndeshjet tjera përballen Trepça ’89-Gjilani dhe Drenica-Malisheva.

Superliga / Java e 13-të

Të shtunën takohen:

Prishtina – Llapi 18:00

Drita – Ferizaj 13:00

Të dielën takohen:

Trepça ’89 – Gjilani 13:00

Dukagjini – Ballkani 13:00

Drenica – Malisheva 13:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat