Tre klube duan shërbimet e sulmuesit të Shqipërisë

Futboll

Tre klube duan shërbimet e sulmuesit të Shqipërisë

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 13:25
Asllani

Mediat italiane gjatë ditës së djeshme qarkulluan lajmin se Kristjan Asllani nuk ndihet i lumtur në Milano dhe ka kërkuar largimin nga Interi në formulën e huazimit për të pasur sa më shumë minuta në këmbët e tij.

Sipas asaj që raporton një nga mediat e afërta të zikaltërve, tashmë janë tre skuadra të Serisë A që kanë kërkuar me çdo kusht shërbimet e fantazistit të Shqipërisë dhe ata janë Empoli, Specia dhe Torino.

“FcInterNews” shkruan se Asllani shpresonte që të kishte një aktivizim më të shumtë, por nuk dëshiron të largohet nga Interi.

20-vjeçari nga Elbasani u afrua te Interi për të qenë një zëvendësues ideal i Marselo Brozoviç, por edhe me mesfushorin kroat të dëmtuar, shqiptari ka përfunduar si zgjedhje e fundit e trajnerit Simone Inzagi duke parë se në rolin e regjisë së mesfushës përpara mbrojtësve, jo pak herë janë preferuar Hakan Çalhanollu dhe Henrik Mikitarian.

Aktualisht në të gjitha kompeticionet me fanellën e Interit, Kristjan Asllani është aktivizuar në total në 8 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat