Alarm te Real-i, Benzema braktis stërvitjen

Futboll

Alarm te Real-i, Benzema braktis stërvitjen

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 15:54
Alarm te Real-i, Benzema braktis stërvitjen

Karim Benzema ka braktisur stërvitjen e Real Madrid për shkak të një dëmtimi. Sipas Relevo, problemi i francezit nuk është serioz, por është larguar para kohe nga stërvitje për të mos rrezikuar.

Fituesi i freskët i Topit të Artë është në dyshim për ndeshjen që skuadra e Carlo Ancelotti-t do të luajë në kampionat kundër Sevilla-s të shtunën në mbrëmje.

Sulmuesi francez, i cili ka munguar në disa ndeshje edhe në fillim të sezonit për shkak dëmtimi, është kthyer të bërë atë që di të bëjë më mirë: të shënojë gola.

34-vjeçari, në fakt, ka qenë protagonist në ndeshjen e madhe të luajtur kundër Barcelona-s në Benrabeu, e fituar 3-1 nga Los Blancos edhe falë një goli të tij.

Tri ditë më vonë, Benzema është përsëritur në ndeshjen e kampionatit të luajtur në fushën e Elche-s, të fituar me rezultatin 3-0 nga kampionët në fuqi të La Liga-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat