Pas largimit të turpshëm që i bëri futbollistit, klubi turk dënohet rëndë nga FIFA

Futboll

Pas largimit të turpshëm që i bëri futbollistit, klubi turk dënohet rëndë nga FIFA

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 20:39
Jean Pyerre

Superliga turke Giresunspor, ka marr një dënim të rëndë pas trajtimit të turpshëm të një futbollisti që u  diagnostikua me kancer në testikuj.

Përkatësisht, klubi nga rangu elitar i futbollit turk e solli në janar brazilianin Jean Pyerre si huazim 18-mujor nga Gremio, por ai u largua nga klubi pasi u diagnostikua me kancer.

“Disa situata në jetë ndodhin thjesht si një shenjë. Pas të gjitha ekzaminimeve dhe nënshkrimit të kontratës me Giresunspor, u zbulua një tumor i vogël. Situata është delikate, por shanset për shërim janë të mëdha. Dhe unë do të shërohem”.

“Vendimi im është të kthehem në Brazil dhe të trajtoj sëmundjen me mjekë që kam besim dhe të jem me familjen time”, kishte thënë Pyerre në atë kohë.

Giresunspor para se të debutonte braziliani, vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me të, për këtë arsye Federata Botërore e Futbollit (FIFA) reagoi dhe e ndëshkoi ashpër klubin turk.

FIFA pasi morën parasysh të gjitha detajet, vendosën të gjobisin Giresunsporin me 765 mijë euro me ndalim transferimi deri në dy vjet, shkruan Telegrafi. Pyerre është shëruar plotësisht dhe ka gjetur një klub të ri në më pak se tre muaj, duke kaluar te Avai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat