Courtois: Triumfi në Ligën e Kampionëve ishte edhe falë meje

Futboll

Courtois: Triumfi në Ligën e Kampionëve ishte edhe falë meje

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 08:22
Courtois

Thibaut mori trofeun “Yashin” të hënën e kaluar, duke u cilësuar si portieri më i mirë i sezonit 2021-2022.

Courtois, i cili tashmë është rikuperuar nga lëndimi i tij dhe është rikthyer në stërvitje me Real Madrid, pohon në një intervistë për mediet franceze rëndësinë e portierëve në futbollin e sotëm.

“Vitin e kaluar, nëse fituam Champions League-n, nuk ishte vetëm falë Vinicius, Valverde, Benzema apo Rodrygo. Ishte gjithashtu falë Courtois,”-tha ai.

Më tej belgu theksoi se portieri është më i rëndësishëm seç të gjithë mendojnë.

“Portieri në një skuadër është më i rëndësishëm seç mendohet, ka shumë presion.”-theksoi Courtois.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat