Ancelotti: Harrojeni, nuk ka ekipe të pathyeshme!

Futboll

Ancelotti: Harrojeni, nuk ka ekipe të pathyeshme!

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 11:59
Ancelotti

Reali i Madridi nuk ka regjistruar asnjë humbje në 15 ndeshjet e para të sezonit të ri.

Ekipi i Carlo Ancelottit po zbavitet në fushë, duke vazhduar t’u dhurojë tifozëve suksese dhe emocione. Disfata e fundit është regjistruar në derbin e 8 majit përballë Atleticos (1-0) në La Liga.

“Los Blancos”, të cilët kryesojnë të vetëm La Liga-n dhe siguruan kualifikimin në Champions, presin sonte Sevillan në “Santiago Bernabeu” (SuperSport 2, 21:00). Një test i vështirë për kampionët në fuqi, teksa Ancelotti tenton të largojë presionin nga ekipi i tij.

“Nuk ndihemi të pathyeshëm. Asnjë ekip në historinë e futbollit nuk ka qenë ndonjëherë.

Çdokush mund të të mundë në futboll”, deklaroi trajneri italian, i cili po e shijon në maksimum aventurën e dytë në stolin e Realit, klub me të cilin ka fituar dy herë trofeun e Champions League.

Më pas një koment për Toni Kroos, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës: “Ai do të marrë një vendim në janar ose shkurt. Personalisht, unë mendoj se Toni do të rinovojë, do vazhdojë të jetë pjesë e Realit. Ai do mendohet, më pas do na e tregojë të gjithëve vendimin që ka marrë“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat