Kthesë e papritur; ​​De Jong drejt Premier League

Futboll

Kthesë e papritur; ​​De Jong drejt Premier League

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 12:46
De Jong drejt Premier League

Frenkie de Jong afër kalimit në Premier League? Kështu raportoi ESPN në orët e fundit. Sipas transmetuesit amerikan, mesfushori i Barcelonës mund të largohet nga Katalonja gjatë merkatos së janarit, duke pranuar ofertën e njërit prej tri klubeve që kanë lëvizur për të: Chelsea, Liverpool dhe Manchester United.

Mes tri klubeve, blutë e Londrës duket se kanë një avantazh për holandezin. Dëmtimi i gjurit i Kante dhe rinovimi ende i padakordësuar me Jorginho do ta bënte ish-lojtarin e Ajax-it elementin mbi të cilin do të ndërtohej mesfusha e trajnerit Graham Potter.

Çfarë deklaroi vetë holandezi së fundi – Mesfushori, në një intervistë për kanalin e vendit të tij “Ziggo Sport” analizoi situatën, pasi Barça e shpalli të transferueshëm në merkaton e verës. Megjithatë, ai kurrë nuk u zmbraps nga dëshira e tij për të vazhduar në “Camp Nou”, duke pranuar se presioni do të ishte i vazhdueshëm:

“Isha i qetë, vendosa në maj se doja të qëndroja. Mendimi im nuk ka ndryshuar kurrë gjatë gjithë kësaj periudhe. Unë qëndrova i qetë, por e dija se presioni do të fillonte të vinte nga gazetat, nga presidenti. Nga kudo në fakt. Sidoqoftë, unë doja të qëndroja te Barça, kështu që nuk u lëkunda kurrë. E dija që do të luaja më pak minuta në fillim të sezonit. Dua të jem sërish startues. Kundër Bayernit nuk kam qenë titullar, por në vijim pres më shumë minuta”.

Mesfushori holandez dëshiron të kthejë faqen pas bjerrjes në Champions: “Sigurisht që jemi të zhgënjyer pas ndeshjes kundër Interit, por duhet të ndryshojmë gjendjen tonë mendore, të gëzohemi dhe të fokusohemi te La Liga. Duhet të tregojmë se jemi ende një ekip i mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat