Pioli përgatit rotacionin

Futboll

Pioli përgatit rotacionin

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 12:47
Pioli përgatit rotacionin

Milani në 75 orët e ardhshme do të luajë dy ndeshje 90-minutëshe, një udhëtim ndërkombëtar, një natë në hotel, ndoshta disa gola, pothuajse me siguri pesë ndryshime në formacion. “Gazzetta dello Sport” shpjegon angazhimet e ardhshme të kuqezinjve.

Të martën, kjo është pika referuese. Takimi do të jetë i veçantë, sepse Milani, 75 orë pas ndeshjes kundër Monza, do të luajë në Zagreb me synimin për t’u kualifikuar në 1/16 finale të Champions-it. Një sfidë themelore. Për këtë arsye, kampionët italianë duhet t’i kursejnë më shumë se kurrë energjitë sonte.

Pikëpyetja është sa prestigjioze, aq edhe ekonomike. Kalimi i raundit në Ligën e Kampionëve (i fazës në grupe) vlen të paktën 10 milionë euro dhe dallimi mes kualifikimit dhe moskualifikimit është shumë më i madh.

“Milani, rotacion i madh nga Pioli. Leao dhe Giroud, jashtë me Monzën”, – shkruan “Tuttosport” sot. Kuqezinjtë janë gati të përballen me Monzën me Divock Origi në sulm, i cili do të zërë vendin e Giroud, por nuk do të jetë i vetmi ndryshim. Në fakt, Leao duhet ta nisë nga pankina, me Ante Rebic gati për të startuar si titullar.

Disa ndryshime priten edhe në mesin e fushës, me Tonalin që mund të pushojë (por duhen verifikuar kushtet e Bennacerit me ethe). Charles De Ketelaere rikthehet gjithashtu në pankinë dhe kërkon një fanellë titullari kundër Dinamo Zagrebit, të martën në Ligën e Kampionëve.

Formacionet e mundshme:
MILANI (4-2-3-1): Tatarusanu; Dest, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Pobega, Bennacer; Messias, Brahim Diaz, Rebic; Origi.
MONZA (3-4-2-1): Di Gregorio; Marlon, Pablo Marì, Caldirola; Ciurria, Barberis, Sensi, Carlos Augusto; Pessina, Caprari; Gytkjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat