United piketon në Spanjë zëvendësuesin e Ronaldos

Futboll

United piketon në Spanjë zëvendësuesin e Ronaldos

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 13:19
United piketon në Spanjë zëvendësuesin e Ronaldos

Shtypi francez foli ditën e premte për një interesim të PSG-së për Joao Felix, i cili nuk ndihet më i lumtur tek Atletico Madrid për shkak të mungesës së besimit nga ana e trajnerit Diego Simeone.

Sulmuesi portugez ka përfituar pak minuta këtë sezon, me argjentinasit që po preferon dyshen Morata-Griezmann në ndeshjet e fundit. Joao Felix i kushtoi 127 milionë euro klubit spanjoll tri vite më parë.

22-vjeçari i ka kërkuar agjentit Jorge Mendes t’i gjejë një skuadër të re në janar dhe ky i fundit ka marrë propozimet e para. Drejtuesit e PSG-së kanë nisur bisedimet me menaxherin, por ka interesim edhe nga Anglia.

Në garën për të siguruar shërbimet e Joao Felix është futur edhe Manchester United, që e cilëson lojtarin si zëvendësuesin perfekt të Cristiano Ronaldos, i cili po pret me padurim merkaton e dimrit për t’u larguar nga “Old Trafford”.

Problemi kryesor lidhet me faktin që Atletico Madrid ka vendosur një klauzolë shitjeje 350 milionë euro për Joao Felix, por PSG dhe United besojnë se blerja e tij do të arrihet për një shumë disa herë më të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat