Prishtina në epërsi kundër Llapit 

Futboll

Prishtina në epërsi kundër Llapit 

Nga: K. G. Më: 22 tetor 2022 Në ora: 18:44
Prishtina

Prishtina po tregon lojë të mirë në 45 minutat e parë dhe është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Llapit të Podujevës.

Ndeshja po zhvillohet nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Prishtina pati disa raste të mira por vetëm një e ka shfrytëzuar në pjesën e parë. 

Leotrim Kryeziu e shënoi golin e epërsisë në minutën e 37-të.

Ndeshja është e vlefshme e javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat