Lojtari Manchester United dëmtohet dhe lë fushën me lot në sy!

Futboll

Lojtari Manchester United dëmtohet dhe lë fushën me lot në sy!

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 23:04
Lëndohet

Lojtari Manchester United dëmtohet dhe lë fushën me lot në sy!

Me Botërorin e Katarit që starton në më pak se një muaj, lojtarët i druhen gjithnjë e më shumë dëmtimeve pasi koha për t’u rikuperuar mund të jetë e pamjaftueshme. Së fundmi, ai që përjeton ankthin e rikuperimit në kohë për Botërorin është Rafael Varane.

Mbrojtësi i Manchester United u dëmtua në ndeshjen ndaj Chelseat, ndërsa u duk se bëhet fjalë për një problem serioz në momentin që francezi la fushën e lojës me lot në sy.

Tashmë, duhen kryer analizat e detajuara dhe të pritet përgjigja e tyre, por ndjesia e vetë Varane është tejet negative ndërsa padyshim në ankth për mbrojtësin është edhe trajneri i Francës, Didier Deschamp, i cili e konsideron një element shumë të rëndësishëm ish-lojtarin e Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat