Ja vlerësimi i prestigjiozes angleze për Brojën

Futboll

Ja vlerësimi i prestigjiozes angleze për Brojën

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 11:30
Ja vlerësimi i prestigjiozes angleze për Brojën

Ja vlerësimi i prestigjiozes angleze për Brojën në sfidën kundër Mançester Junajtid!

Armando Broja ishte një nga protagonistët kryesor në sfidën që Çelsi luajti me Mançester Junajtid.

Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 79’ të sfidës dhe pas vetëm 5 minutash fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol më pas nga Zhorzhinjo.

Gjithsesi, ishte Kasemiro ai i cili në fundin e takimit barazoi çdo gjë.

Për këtë, prestigjiozja angleze, “The Sun” e ka vlerësuar sulmuesin e Kombëtares me notën 7, duke qenë padyshim një nga më të mirët për Çelsin, së bashku me Kepa Arrizabalagën dhe Trevoh Shalobah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat