Shyqeri Alili: Puna, disiplina dhe lojërat e mira - çelësi i suksesit të Kosovës së Dusseldorfit

Futboll

Shyqeri Alili: Puna, disiplina dhe lojërat e mira - çelësi i suksesit të Kosovës së Dusseldorfit

kemajl Goca Nga kemajl Goca Më 23 tetor 2022 Në ora: 19:56
Shyqeri Alili në veprim

Sa vijnë e kalojnë javët gjithnjë e më ashpër po bëhet lufta për kreun e tabelës në Bezirksliga. 

Kosova e Dusseldorfit sot shkëlqeu në të gjitha aspektet, duke i shkaktuar humbje të thellë ekipit DJK Sparta Bilk, në kuadër të javës së 11-të të Bezirksliga, Grupi 1.

Fitore që gjatë do të mbahet mend nga dashamirët e futbollit të skuadrës së Kosovës të Dusseldorfit. 

Futbollistët kuqezi dhanë atomin e fundit, duke treguar se qëllimi i tyre është kreu i tabelës dhe ngritja në Landesliga.

Kapiteni i ekipit, Shyqeri Alili, tha se angazhimi dhe loja një për të gjithë dhe të gjithë për një, ishte edhe fryt i fitores bindëse në derbin e madh të Bezirksliga.

“Sot skuadra e Kosovës së Düsseldorfit ka treguar mentalitet të fortë dhe e ka dashtë fitoren më shumë se skuadra kundërshtare DJK Sparta Bilk”, thotë Alili për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Atmosfera në ekipin kuqezi është për lakmi dhe kjo është arma më e fuqishme që po arrijnë rezultate të shkëlqyeshme në ligë.

“Në skuadrën tonë është një atmosferë shumë e mirë. Kemi në të gjitha repartet një ose dy lojtar që mund t’i zëvendësojnë. Nuk kemi yje në skuadër, gjithë jemi njësoj dhe për këtë arsye jemi duke pasur suksese”, nënvizoi kapiteni.

Kryesia gjithnjë iu krijon kushte të volitshme për stërvitje dhe për ndeshje, asgjë nuk iu mungon lojtarëve, kjo është edhe një motiv shtesë. 

“Mos të harrojë që t’i përmendi edhe kryesinë tonë që udhëhiqet nga kryetari Bujar Neziri, të cilët po bëjnë punë të palodhshme në të gjitha aspektet si në ato financiar dhe ato organizative po ashtu shikuesit të cilët vijnë në numë të madh dhe janë lojtari i 12-të i yni. 

Me punë dhe disiplinë do të arrijmë edhe më shumë dhe të prezantojmë vendlindjen tonë Kosovën siç është më së miri”, përfundon Alili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat