Ardian Kozniku ka dy fjalë interesante për Prishtinën

Futboll

Ardian Kozniku ka dy fjalë interesante për Prishtinën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 tetor 2022 Në ora: 20:42
Ardian Kozniku

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, aktualisht trajner në ekipin Al Faisaly në Arabinë Saudite, ka dy fjalë interesante për klubin me renome të futbollit Prishtina.

Kozniku uron 100 vjetorin e themelimit të FC Prishtina, klub me të cilin ka kaluar periudhë të jashtëzakonshëm në edicionin 1988-1990. 

“Uroj nga zemra 100 vjetorin e themelimit të FC Prishtina, sepse ka qenë nder për mua që kam luajtur në klubin më të madh në Kosovë. 

Kam kaluar dy vite më të mira me Prishtinën, edhe pse tani nuk jam pjesë e këtij kolektivi, si futbollist kam kontribuar shumë për këtë klub. 

Krejt çka kam fituar me Prishtinën, me kalimin tim në Hajduk të Splitit në verën e vitit 1990, iu është kthyer pesëfish shpërblim Prishtinës.

Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij klubi, që i bëmë krenar tifozët  në ato vite dhe uroj që Prishtina në edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e garave evropiane, aty e ka vendin”, thotë Kozniku për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat