Rashica zverdhet, Icardi shënon dhe asiston në barazimin e Galatasarayt

Futboll

Rashica zverdhet, Icardi shënon dhe asiston në barazimin e Galatasarayt

Nga: K. G. Më: 23 tetor 2022 Në ora: 21:03
Icardi

Galatasary si vendas ka dështuar, duke barazuar me rezultat 2:2 me Alanyaspor-in, në takimin e javës së 11-të të elitës së futbollit turk. 

MiIlot Rashica, reprezentues i Kosovës, u paraqit titullar për Galatasaray-n, i cili u zëvendësua në minutën e 71-të. 

Në fund të pjesës së parë Rashica u ndëshkua me karton të verdhë. 

Në minutën e 31-të, Boey i Galatasarayt u ndëshkua me karton të kuq. 
Icardi asistoi në golin e parë. 

Për Galatasarayn shënuan Mertens (11') e Icardi (22') dhe për Alanyaspor realizuan Balkovec (68') e Koka (90+1).

Edhe Bardakci i Galatasarayt u përjashtua nga loja në fund të takimit.

Galatasaray është në vend të 8-të me 18 pikë dhe Alanyaspor është i dhjeti me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat