Barcelona planifikon transferimin e qendërmbrojtësit të Bilbaos

Futboll

Barcelona planifikon transferimin e qendërmbrojtësit të Bilbaos

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 00:38
Xavi

Barcelona raportohet se po planifikon të bëjë një lëvizje për Inigo Martinezin në afatin kalimtar të janarit.

Qendërmbrojtësi ka kontratë me Athletic Bilbaon në verën e vitit të ardhshëm, teksa ai besohet se ka refuzuar mundësinë për të rinovuar.

Barcelona ishte e lidhur me transferimin e Martinezit edhe në afatin e verës, por afati kalimtar u mbyll dhe lojtari mbeti në “San Memes”.

Trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, thuhet se është një admirues i madh i 31-vjeçarit dhe sipas “Mundo Deportivo”, katalunasit do të tentojnë transferimin e tij në afatin e janarit.

Barcelona nënshkroi me dy qendërmbrojtës gjatë verës, me Jules Kounde dhe Andreas Christensen – por, lëndimet e fundit të tyre dhe Ronald Araujos, kanë bërë krerët e klubit që të synojnë transferimin edhe të një tjetër qendërmbrojtësi.

Gerard Pique ka përfituar nga mungesat për të shijuar kohën e lojës, por nuk përjashtohet mundësia që 35-vjeçari të largohet nga “Camp Nou”, duke lënë kështu hapësirë për transferimin e Martinezit.

Reprezentuesi spanjoll mendohet të ketë një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh në marrëveshjen e tij aktuale me Bilbaon, por Barcelona thuhet se synon ta transferojë me një çmim më të ulët, duke marrë parasysh se Inigo Martinez do të mund të largohet si lojtar i lirë në verën e vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat