​Tri skuadrat e mëdha evropiane që ende nuk dinë për humbje në kampionatet elitare evropiane

Futboll

​Tri skuadrat e mëdha evropiane që ende nuk dinë për humbje në kampionatet elitare evropiane

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Megjithëse tashmë janë zhvilluar mbi 10 xhiro në secilën prej kampionateve elitare evropiane, ka ende skuadra që edhe më tutje nuk e kanë shijuar asnjë humbje.

Në fakt, janë tri skuadra të mëdha evropiane, Real Madridi në Spanjë, Paris-Saint-Germain në Francë dhe Napoli në Itali që ende nuk kanë pësuar asnjë disfatë.

Real Madridi i drejtuar nga Carlo Ancelotti, pas 11 xhirove, ka 10 fitore, një barazi dhe asnjë humbje. Si rrjedhojë, gjiganti spanjoll e kryeson tabelën e La Ligas me 31 pikë, katër më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

Në Itali, Serie-A kryesohet nga Napoli me 29 pikë pas 11 ndeshjeve me 9 fitore, dy barazime dhe asnjë humbje.

Skuadra tjetër e pamposhtur është Paris-Saint-Germain që ka 10 fitore, dy barazime dhe asnjë humbje pas 12 ndeshjeve. Kjo skuadër e kryeson ligën franceze me 32 pikë, pesë më shumë se skuadra e Lensit që mban pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat