Xherdan Shaqiri fillon stërvitjet te Lugano, kjo është arsyeja

Futboll

Xherdan Shaqiri fillon stërvitjet te Lugano, kjo është arsyeja

Nga: K. Goca Më: 24 tetor 2022 Në ora: 12:56
Xherdan Shaqiri fillon stërvitjet te Lugano, kjo është arsyeja

Futbollisti Xherdan Shaqiri nga e hëna do të stërvitet me FC Luganon. 31-vjeçari dëshiron të mbajë formë për Kampionatin Botëror, që fillon në javën e tretë të nëntorit Kupa  e Botës.

“Shaqiri do të mbajë formë në FC Lugano derisa kombëtarja të grumbullohet në mes të nëntorit. Ticino e konfirmoi këtë me një mesazh. 31-vjeçari do të nisë stërvitjet me ekipin e parë këtë javë.

Trajneri i Kombëtares Murat Yakin shprehet i lumtur për mundësinë e stërvitjes”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Nëse Xherdan Shaqiri mund të stërvitet në nivelin më të lartë me një klub ambicioz zviceran, kjo nuk është vetëm e dobishme për të, por edhe për kombëtaren. Kështu që ai do t'i bashkohet ekipit në formën më të mirë të mundshme të Kupës së Botës”, tha Yakin.

Drejtori i kombëtares zvicerane, Pierluigi Tami është gjithashtu entuziast për mikpritjen e Luganos.

Ne i jemi shumë mirënjohës FC Luganos dhe Chicago Fire Football Club për këtë mundësi. Është një gjest i bukur për futbollin zviceran në tërësi kur klubet ofrojnë mbështetje për shoqatën dhe kombëtaren tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat