Xavi habitet: Na e bënë shumë të lehtë!

Futboll

Xavi habitet: Na e bënë shumë të lehtë!

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 12:56
Xavi

Barcelona e tij ka arritur një tjetër fitore të thellë dhe pa pësuar në “Camp Nou” për të pestin takim radhazi. Kundër Bilbaos, katalanasit kanë triumfuar 4-0, një sukses që e ka kënaqur trajnerin Xavi Hernandez.

Duke analizuar takimin, numri një i stolit të Barcelonës ka thënë se skuadra e tij ka dominuar tërësisht.

“Mendoj se kemi bërë një tjetër paraqitje mjaft të mirë. ishte një fitore e merituar në një takim të dominuar nga fillimi në fund. Kemi gjetur një gol të shpejtë dhe më pas gjithçka është bërë më e lehtë për ne.

Nuk e prisja të ishte kështu, pasi Bilbao ka një skuadër të shkëlqyer.

Kjo tregon se kemi bërë një punë të mirë. Më pëlqeu që skuadra vijoi të luante mirë edhe në pjesën e dytë. Dembele ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, ishte lojtari që bëri diferencën në këtë takim.

Por e gjithë skuadra është në formë mjaft të mirë. Më pëlqen kështu të gjendem në vështirësi zgjedhje. Gavi? Ai nuk ka asnjë problem, shqetësimi i vetëm është Serxhi Roberto”, tha tekniku i Barçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat