Formacioni i javës në Kroaci, pjesë e 11-tëshes edhe mbrojtësi shqiptar

Futboll

Formacioni i javës në Kroaci, pjesë e 11-tëshes edhe mbrojtësi shqiptar

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 12:58
Formacioni i javës në Kroaci, pjesë e 11-tëshes edhe mbrojtësi shqiptar

Jon Mersinaj është përzgjedhur në formacionin e javës në kampionatin kroat.

Paraqitja e mbrojtësit që aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa 23-vjeçari ishte një nga më të dalluarit në fitoren e fundit me rezultatin 2-1, ndaj Goricës.

Mersinaj është shndërruar në një lojtar kryesor për Lokomotivën dhe në këtë sezon është aktivizuar në 11 nga 14 ndeshjet e kampionatit.

Në sfidën ndaj Goricës, Mersinaj u ndëshkua edhe me karton të verdhë, megjithatë performanca e tij në qendër të mbrojtjes dhe përzgjedhja e tij në formacionin e më të mirëve nuk u penalizua nga ky fakt.

Mersinaj është pjesë e Lokomotivës prej vitit 2019, ndërsa vlen të theksohet se nuk është shqiptari i vetëm në radhët e kroatëve pasi në këtë ekip bën pjesë Indrit Tuci si dhe Hajdin Salihu.

Aktualisht, Lokomotiva e Zagrebit mban vendin e tetë në kampionat me 13 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat